Tjera

Turqia Mbeshtet fuqishem ushtrin e Kosoves

PRISHTINË  – Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka përshëndetur projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, duke e konsideruar këtë veprim si “një e drejtë sovrane” për Kosovën.

Përmes rrjeteve sociale, ambasada turke në Prishtinë ka theksuar se si vend i Ballkanit dhe anëtare e NATO-s, Turqia kontribuon në KFOR dhe FSK.

“Duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, (Turqia) gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka theksuar ambasada turke.

Më tej, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, shkruan ambasada, “Turqia do të mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Në seancën e së premtes, Kuvendi i Kosovës me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri si dhe projektligjin për shërbim në FSK.

Sot FSK-ja numëron rreth 2.500 pjesëtarë aktivë, ndërkaq pas arritjes së kapaciteteve të plota operacionale FSK do të ketë 5.000 pjesëtarë aktivë dhe 3.000 pjesëtarë rezervë.

Comments are Closed

Theme by Anders Norén

%d bloggers like this: