Tifozët shqiptarë janë të shpërndarë në mbarë botën. Mirëpo, fakti që flamuri shqiptar ngrihet kudo, nuk u pëlqen disa prej tifozëve të huaj.

Një tifoz kroat i ka rrëmbyer nga dora  flamurin kombëtar shqiptar, një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.

Festa e çmendur e adhuruesve të Kroacisë mbizotëroi si në Rusi po ashtu edhe në Kroaci. Në një video shihet turma me flamuj kroat duke festuar, pastaj kalon një veturë në të cilën shihet flamuri i Shqipërisë, ku më pas një kroat e kap flamurin dhe e largon me dhunë.