Të dua… Nuk është vetëm fjalë

Thotë Allahu në Kur’an: ((مَا فَرَّطْنَا فِي الْكِتَابِ مِنْ شَيْءٍ))

Ne nuk kemi lënë në Libër pas dore asgjë.[1]

Është vërtetuar se Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem) thotë:

Jam begatuar me dashuri ndaj saj.[2]

Sa fjalë e mirë dhe sa qëllimi i bukur, kur të jetë për Allahun, me Allahun dhe prej Allahut.

Dashuria është uji i jetës dhe ushqimi i shpirtit…

Me dashuri, adhurohet Allahu dhe me të pasohen gjurmët e të Dërguarit të Tij (sala Allahu alejhi ue sel-lem)…

Me dashuri, sahabet i bartën shpatat dhe Halidi udhëhoqi ushtritë dhe me të ata derdhën gjakun e tyre në rrugë të Allahut, me kënaqësi dhe qetësi…

Me të Bilali duroi nxehtësinë e shkretëtirës…

Andaj, dashuria nuk është vetëm fjalë që thuhet, mesazh që shkruhet apo këngë që këndohet…

Por, është pasim, bindje, dhënie dhe sakrificë…

Nëse nuk e jep atë për lumturinë tënde, nuk e shton për avancimin e familjes tënde me qëllim të kënaqjes gjatë jetës, atëherë kur do ta shfrytëzosh?!

Atëherë do të pendohesh për të, mirëpo nuk do ta gjesh.

 

Muhena Neim Nexhm

Përktheu: Ali Ashani

[1] El-En’am, 38

[2] Muslimi (2435)