Nëse ka një insekt që është me të vërtetë i urryeshëm ajo është mushkonja. Të gjithë i kemi shumë bezdi sidomos kur afron sezoni i verës dhe përdorim lloje të ndryshme produktesh kimike vetëm që ti mbajmë këto insekte larg vetes. Por tashmë gjithçka do të jetë më e thjeshtë, me disa metoda që do t’ju sugjerojmë.

Metoda me karafil
Nëse jeni lodhur nga produktet kimike atëherë po ju tregojmë një metodë me në azë karafilin. Merrni një kuti dhe përzieni kafe, karafil, anise, vaj esencial i livandos dhe gjethet e mentes. Aroma e tyre do t’i mbajë insektet sa më larg.

Mbani gjithmonë bimë jeshile

Nuk është nevoja të ndërtoni një kopësht, mjaftojnë edhe disa lule në ballko.Prania e livandos, borzilokut apo nenexhikut në vazot e shtëpisë ndihmon në largimin e mushkonjave, të cilat nuk i pëlqejnë aromat e bimëve të tilla.

Por në rast s eju kanë pickuar tashmë atëherë ju këshillojmë që si fillim të mos e kruani puçrën që ju krijohet. Vendosni vetëm një kube akulli dhe një pikë vaj esencial livandoje. Qetëson inflamacionin dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.