Ky është momenti shokues kur një burrë i pashpirt përdor nënën e tij si mburojë njerëzore për të ndaluar një burrë tjetër që të lëvizte me traktor.

Gruaja e moshuar dhe e dobët tërhiqet si nje send nga i biri, dhe hidhet para traktorit.

Kur ajo zvarritet në përpjekje për t’u larguar nga aty, kapet dhe tërhiqet para traktorit dhe dëgjohet që diçka i thotë të birit.

Videoja është bërë në Mungla, që gjendet në Perëndim të shtetit të Maharashtras së Indisë, ku burri që tërhoqi zvarrë të ëmën ishte në një konflikt me burrin që po ecte traktorin.

Djali ka dhënë llogari edhe në polici për këtë akt të rëndë.