Lëvizja “koha e mirëshpenzuar” që është duke gjithëpërfshirë teknologjinë mund të vijë në Facebook.

 Një tipar i ri që u zbulua nga Jane Manchun Wong (një inxhinier i cili më parë zbuloi tipare të reja në Instagram duke i studiuar përmes kodit) do t’u tregojë përdoruesve se sa kohë kalojnë në faqen e mediave sociale. Lajmi u raportua për herë të parë nga TechCrunch.

Funksioni i ri, i titulluar “Your Time On Facebook”, ndjek hapat e kompanive si Apple dhe Google duke ofruar më shumë informacion rreth asaj se si përdoruesit shpenzojnë kohën e tyre në kompjuterë dhe smartfonë.