Pyetja 1: Cila është feja jote?

Përgjigjja: Feja ime është Islami.

Pyetja 2: Çfarë është Islami?

Përgjigjja: Islami është njehsimi i Allahut, bindja ndaj Tij dhe moskundërshtimi i urdhrave të Tij.

Pyetja 3: Cili është themeli i Islamit?

Përgjigjja: Themeli i Islamit është: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut e se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Pyetja 4: Pse të gjithë ne duhet të falim namazin kur dëgjojmë thirrjen e ezanit?

Përgjigjja: Sepse namazi është një nga shtyllat e Islamit dhe adhurimi kryesor për Zotin.

Pyetja 5: Cili është i Dërguari që Allahu e solli tek ne?

Përgjigjja: Ai është Muhamedi alejhi selam, të cilin Allahu e dërgoi tek ne.

Pyetja 6: Përse Allahu e dërgoi Muhamedin alejhi selam për tërë njerëzimin?

Përgjigjja: Allahu e dërgoi që ai t’ua mësoi njerëzve Islamin.

Pyetja 7: Cili është mesazhi në të cilin ftoi Muhamedi alejhi selam?

Përgjigjja: Muhamedi alejhi selam ftoi në adhurimin vetëm të Allahut dhe braktisjen e çdo adhurimi dedikuar dikujt tjetër veç Allahut.