Kura natyrale: Bimë mjekësore për ankthin

Disa bimë mjekësore janë studiuar si trajtim për ankthin, megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të kuptuar rreziqet dhe përfitimet. Gazeta Shendeti ka listuar më poshtë disa nga bimët mjekësore që mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni ankthin.

Lulet e pasionit: Disa testime të vogla klinike sugjerojnë se lulet e pasionit mund të ndihmojnë me ankthin. Në shumë produkte lulet e pasionit janë të kombinuara me bimë të tjera, prandaj është e vështirë të dallosh cilësitë unike të secilës bimë.

Sanëza: Në disa studime, njerëzit që përdorën sanëz raportuan më pak ankth dhe stres. Sanëza në përgjithësi konsiderohet e sigurt kur merret në doza të rekomanduara, megjithatë, duke qenë se nuk ka studime në lidhje me sigurinë e saj në periudha afatgjate, mos e përdorni për shumë kohë, vetëm nëse jua ka rekomanduar mjeku. Mund të shkaktojë disa efekte anësore, si dhimbje koke, marramendje apo përgjumje.

Kamomili. Të dhëna të limituara tregojnë se përdorimi afatshkurtër i kamomilit konsiderohet në përgjithësi i sigurt dhe mund të jetë efikas në lehtësimin e simptomave të ankthit. Por, duhet të keni kujdes në rast se merrni ilaçe për hollimin e gjakut, pasi rritur rrezikun për gjakrrjedhje. Përdorimi i kamomilit mund të shkaktojë alergji tek disa njerëz që janë të ndjeshëm ndaj familjes së bimëve si krizantema, margarita, kumaku dhe kamomili.

Bari i bletës: Është një nga bimët më të njohura që përdoret për të lehtësuar stresin, për t’u qetësuar dhe relaksuar. Studime të kahershme kanë treguar se bari i bletës mund të lehtësojë disa nga simptomat e ankthit dhe nervozizmin. Ai është i sigurt nëse përdoret për periudha afatshkurtër.