Një aksident tragjik u shënua këtë të diel, ku një familje me pesë anëtarë, u shua në një aksident në Suharekë të Kosovës.

Mësohet se burrë e grua, dy fëmijët dhe nëna e kryefamiljarit kishin ardhur nga Zvicra me pushime në Kosovë, kur mjeti me të cilin udhëtonin, u përfshi në aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Prishtinë-Prizren.

Makina tip BMW me të cilën udhëtonin u përplas me një autobus, duke bërë që të pestë pasagjerët të humbin jetën.

Por mediat në Kosovë shkruajnë se kjo familja ka pësuar një tragjedi të ngjashme 29 vite më parë.

Drejtuesi i mjetit, babai i dy fëmijëve, ka humbur në të njëtjën rrugë në aksident, babanë dhe dy vëllezërit e tij.