Në qendrën e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj. Por, zbulimin e saj nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje. Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër. Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores. Ndërkohë, Haradinaj ka shkuar dhe nuk ka reaguar asgjë. Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.