Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët jetojnë një ”botë tjetër” për dallim nga vëllezërit e tyre myslimanë në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi një komb euroatlantik, kur ne ishim në telashe, SHBA dhe NATO ishin me ne, kështu që ne i përkasim këtij grupi”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Unë jam shqiptar, nuk jam mysliman, feja nuk është identiteti im i parë, e vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2000 vjet, para edhe Muhamedit apo Jezusit. Jetonin si të krishterë për shumë kohë dhe ne e pranonim fenë myslimane nëpërmjet administratës osmane “, ka shtuar më tej Haradinaj për gazetën Middleeasteye.