Gruaja që udhëton çdo ditë disa kilometra për t’i sjellë ushqim burrit të saj në punë (FOTO)

Ka mjaftuar një postim në Facebook që një grua nga Singapori të marrë vëmendjen e njerëzve nga mbarë bota.

Në një fotografi të shpërndarë nga djali i saj, tregon se si zonja në fjalë çdo ditë udhëton me transport publik për të ngrënë drekë bashkë me burrin e saj që punon disa kilometra larg shtëpisë së tyre.

Postimi në Facebook fillon duke e përshkuar punën e zotëriut, i cili punon 12 orë në diellin përvëlues, vetëm për të siguruar ushqim dhe mirëqenie për familjen.

Dhe këtij heroizmi i bashkangjitet edhe zonja e tij, e cila kalon më tepër se 20 kilometra rrugë për ta ndarë ushqimin me të dhe për ta shoqëruar.

Ky postim ka marrë disa mijëra shpërndarje, ndërsa në mesin e komentuesve ka pasur të tillë që kanë kujtuar histori të tjera, si e gruas së Profetit Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin mbi të), Hatixhes, e cila kaloi malin “Xhebel-u Nur” për ti sjellë ushqim profetit Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin mbi të).