Si pasojë e sulmeve të djeshme të ushtarëve izraelitë ranë dëshmorë fëmijët Emir el-Nimra (15) dhe Luey Kuheyl (16), të cilët ishin duke luajtur në afërsi të një ndertese në ndërtim e sipër

GAZA (AA) – Dy fëmijët palestinezë të cilët humbën jetën si pasojë e sulmit të djeshëm ajror të avionëve luftarakë të Izraelit ndaj Gazës, mësohet se nga shtëpitë e tyre kishin dalë për të luajtur në park, por nga parku janë kthyer si dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e sulmeve të djeshme të ushtarëve izraelitë ranë dëshmorë fëmijët Emir el-Nimra (15) dhe Luey Kuheyl (16), të cilët ishin duke luajtur në afërsi të një ndertese në ndërtim e sipër.

Gjyshi i fëmijës dëshmor Emir en-Nimra (15), i cili e mban emrin e njëjtë më nipin e tij, Emir en-Nimra në një deklaratë për AA tha se “Këta fëmijë kishin dalë nga shtëpia për të luajtur. Këta fëmijë të masakruar nga Izraeli nuk kanë asnjë faj”.

Ai tha se këta fëmijë palestinezë gjithmonë e kalonin kohën së bashku. “Fëmijët shkuan në një vend ku nuk kishte ndonjë pozicion ushtarak. Mirëpo forcat okupuese i masakruan ata pa ndërgjegje dhe pa ndjenjë njerëzimi”, tha Nimra.

Izraeli dje në orët e pasdites kreu sulme ndaj objekteve të Hamasit dhe tokave bujqësore të palestinezëve.

Si pasojë e sulmeve fëmijët palestinezë Emir el-Nimra (15) dhe Luey Kuheyl (16) ranë dëshmorë, ndërsa 25 palestinezë u plagosën.