Viktima, 54 vjeçarja Wa Tiba, ishte zhdukur të enjten mbrëma derisa punonte në kopsht afër fshatit të saj në ishullin Muna, në provincën juglindore Sulawesi, konfirmoi shefi i fshatit Faris

XHAKARTË (AA) – Bolla e gjatë shtatë metërshe ka gëlltitur një grua në Indonezinë qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Viktima, 54 vjeçarja Wa Tiba, ishte zhdukur të enjten mbrëma derisa punonte në kopsht afër fshatit të saj në ishullin Muna, në provincën juglindore Sulawesi, konfirmoi shefi i fshatit Faris.

Të premten familja e saj shkoi ta kërkonte në kopsht, por i gjetën vetëm gjërat e saj, duke përfshirë sandalet dhe një elektrik dore. Faris deklaroi se familja dhe banorët e fshatit filluan kërkimin e gruas dhe e gjetën gjarprin me barkun e fryrë rreth 50 metra nga vendi ku gjetën gjërat.

Ai konfirmoi se banorët vranë gjarprin, ndërsa kur çanë barkun e tij, gjetën trupin e paprekur të gruas me veshje.